Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Atentati ndaj prokurorit/ Babai i shoferit të vrarë: Si i sigurova pamjet

Atentati ndaj prokurorit/ Babai i shoferit të vrarë: Si i sigurova pamjet

10:57, 19/06/2020
A+ Aa A-

Pak muaj pas atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoji, ku mbeti i vrarë shoferi i tij Andi Maloku, babai i këtij të fundit kërkon drejtësi.

Babai i Malokut i ka bërë thirrje SPAK që të hetojë dhe t’i sqarojë se pse iu vra djali.

“Im bir kishte 2 muaj punë si shofer i prokurorit Ndoj. Prokuroria ka videot e ngjarjes dhe nuk arreston atentatorin tjetër. Prokuroria të veprojë, ndryshe do e marr vetë gjakun e tim biri”, tha Genc Maloku, babai i të riut. Ai mes të tjerash tregoi se kishte takuar deputetin e opozitës Halit Valteri dhe i kishte treguar kamerat e sigurisë.

“Unë kam videot dhe i kërkova ndihmë deputetit Valteri që të ngrejë zërin. Videot i kam siguruar privatisht, SPAK të veprojë”,- pohoi ai.

Atentati u bë më 1 nëntor të vitit 2019, ku prokurori Ndoji lëvizte në makinë me Pëllumb Muharremin, i njohur si Rrumi i Shijakut, një personazh i njohur i botës së krimit, si dhe shoferin e tij, Andi Maloku, që ndërroi jetë në spital.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco