‘Ma tha shoku i dhomës’/ Djali i ‘Dajës’ së grabitjes në Rinas: Në burg pati protestë ta çonin në spital ….

‘Ma tha shoku i dhomës’/ Djali i ‘Dajës’ së grabitjes në Rinas: Në burg pati protestë ta çonin në spital ….

19:11, 16/06/2020
A+ Aa A-

Rreth një javë më parë ka ndërruar jetë në Spítalin e Traumës në Tiranë pas një sëmundje të rëndë Ragip Hajdini, i njohur me pseudonimin ‘Daja’ dhe që dyshohej se ishte një nga ideatorët e grabitjes së miliona eurove në 9 Prill 2019 në Rinas.

Dardani, djali i tij, duke folur për të atin dhe gjithë informacionin që kishte marrë për sëmundjen e tij “Shqipëria Live”,  tha se lajmin për transferimin e të atit në Spítalin e Traumës e kishte marrë nga shoku i dhomës.

Ai pohoi se i ati prej muajsh ka lénguar nga dhímbjét, madje bùrgu kishte organziuar protestë që ta dërgonin në spital pasi kishte pasur dhímbje për shkak të sëmùndjes së réndë prej së cilës vùante.

“Babai është ankuar prej dhimbjeve por kur është transferuar tek Trauma informacionin e kemi marrë nga shoku i dhomës. Burgu 302 na njoftoi pas 5 ditësh. Ka muaj që fliste për dhimbje. Mesa duket ka qenë ditë e hënë që është transferuar në Spitalin e Traumës, dita e Bajramit më duket. Sipas shokut të dhomës. Kemi menduar që ka dhimbje si të gjithë të tjerët, nuk është se jemi informuar, kur erdhëm atje mjeku në Spitalin e Traumës na tha shpresojmë të jetë tuberkuloz, por ishte tumor.

Përderisa është futur në operacion dhe ka vdekur një javë pas operacionit më bën të kuptoj se ka qenë në fazë të fundit. Nuk mundet tumori të marrë jetë nëse personi nuk ka kaluar një dhimbje të gjatë. Babai nuk ka qenë i implikuar në grabitjen e Rinasit. Me babain kemi pasur kontakte thuasje çdo ditë me të. Edhe ai e dinte që po të na thoshte se ishte keq, nuk mund të bënim gjë. E dinte që nuk kishim gjë në dorë. Kur ishte në burg, ka kërkuar 2-3 javë më parë që ta çonin në spital sepse nuk ndjehej mirë. Aq sa burgu u çua në protestë për ta nisur në spital,”- tha djali i Ragip Hajdini

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco