750 kg kokainë e heroinë nga Holanda/ Shkatërrohet banda shqiptare në Itali

750 kg kokainë e heroinë nga Holanda/ Shkatërrohet banda shqiptare në Itali

16:30, 11/06/2020
A+ Aa A-

Rrëfimi i korrierit sjell shkatërrimin e bandës italo-shqiptare të drogës.

Policia italiane në koordinim me Drejtorinë Distriktuale Anti-Mafia të Triestes kanë shkatërruar një bandë të madhe të trafikut ndërkombëtar të kokainës e heroinës, me 26 persona të vënë në pranga. 

Droga në Italinë veriore importohej nga Roterdami i Holandës, ku një grup shqiptarësh kryente rolin e furnitorëve dhe e dërgonin në Itali përmes makinave me dysheme të dyfishta. 

Shqiptarë ishin edhe disa grupe shpërndarësish që e merrnin në dorëzim në Itali dhe e shpërndanin në rrugë. Me përjashtim të dy italianëve, një ligur dhe një kalabrez, gjithë të tjerët që bënin shitjen e mallit ishin nga Shqipëria. 

Hetimet për operacionin ‘Eat enjoy’ nisën në janar 2018, pas deklaratave të një korrieri me origjinë nga Campania, i martuar me një shqiptare (edhe ajo në arrest shtëpie), të dy banues në Duino (Trieste). Korrieri, i trembur nga akuza e organizatës kriminale, sipas tij pa baza, se ai kishte përvetësuar një ngarkesë prej 14 kilesh kokainë, pasi ishte mbajtur peng në Roterdam dhe ‘marrë në pyetje’ me metoda brutale nga bashkëpunëtorët e tij, pas kthimit në Itali dhe i këshilluar nga një i afërm vendosi të shkonte në Kuesturën e Udines kur tregoi, përveç incidentit në Roterdam, edhe një pjesë të madhe të aktivitetit kriminal. 

Ai rrëfeu se kishte sjellë në Itali rreth 750 kile kokainë e heroinë, si dhe mënyrën e transportimit të tyre.

Pas rrëfimit të korrierit, me shumë episode që korrespondonin me atë çka kishte zbuluar policia më parë, autoritetet nisën operacionin e gjerë për shkatërrimin e grupit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Krist11/06/2020 17:32

Ky talioni,qe paska spiunu ne polici,me siguri,do te jete mik i talionit qe merret me gazetat ne Tirane,Bollino,Te gjithe rrace spiunash....

Shto koment

Denonco