Lajmi i fundit

LIVE/ 'Opozita në Aksion', takim me demokratët e Lezhës

E vrau dhe e varrosi lakuriq në pyll/ Si u arrestua ekzekutuesi i shqiptarit në Itali

E vrau dhe e varrosi lakuriq në pyll/ Si u arrestua ekzekutuesi i shqiptarit në Itali

20:45, 08/06/2020
A+ Aa A-

Ditën e sotme policia italiane ka finalizuar një operacion për goditjen e trafikut ndërkombëtar të drogës midis Italisë dhe Shqipërisë.

Si rezultat në pranga kanë rënë pesë persona, ku njeri prej tyre akuzohet edhe për vrasjen e një shqiptari.

Mësohet se vrasja e shqiptarit ka ndodhur për shkak të mosmarrëveshjeve në trafikun ndërkombëtar të drogës midis provincave Treviso, Venecia, Milano, Como, Lecco dhe Reggio Kalabria, por edhe jashtë vendit, në veçanti në Shqipëri, Rumani, Angli dhe Gjermani.

Hetimi, i cili zgjati rreth dy vjet, çoi në sekuestrimin e 350 kilogramëve marihuanë, kokainë dhe substanca doping.

Shqiptari Besnik Metaj thuhet se ka qenë një nga anëtarët e organizatës së trafikantëve të drogës.

Ai dyshohet se u vra për çështje që lidhen me mospagimin e dërgesës së drogës.

Mediat fqinje shkruajnë se edhe 45-vjeçar, banues në Como dhe besohet se ai ishte anëtarë i Ndranghetas në Erba. 

Vrasësi, emri i të cilit ende nuk është bërë i ditur e qëlloi shqiptarin me armë në kokë dhe e varrosi atë lakuriq në pyllin e Eupilio.

Image

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco