Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

EMRAT/ Dyshja e shqiptarëve dënohen sërish për kanabis, ja si u kapën nga policia britanike

EMRAT/ Dyshja e shqiptarëve dënohen sërish për kanabis, ja si u kapën nga policia britanike

19:38, 08/06/2020
A+ Aa A-

Dy shqiptarë  kanë rënë në prangat e policisë britanike duke përfunduar në burg për të disatën herë për prodhim të kanabisit.

Ervin Elezaj, 29 vjeç, dhe Brahim Xhakja, 21 vjeç, mësohet se nuk kanë një rezidencë të mirëfilltë, ndërkohë që ata do të vuajnë dënimin për 20 muajt e ardhshëm, dënimin e dhënë nga gjykata e Aylesbury.

Më 21 prill policët kryen një kontroll në Billet Lane ku sekuestruan një fermë me kanabis në një pronë.

Policia deklaroi se ka gjeti një sasi të madhe kanabis, çka përbënte provë për një impiant të sofistikuar të kultivimit.

Ndërkohë që shqiptarët u arrestuan në të njëjtën ditë dhe u akuzuan të nesërmen.

Shqiptarët u deklaruan fajtorë për çdo akuzë të prodhimit të një droge të cilësuar të klasit b, i dyshuar si kanabis.

Elezaj dhe Xhakaj do të deportohen në Shqipëri pas dënimit.

Meta shpërndan postimin e gazetarit: Dhuna dhe ato pamje të turpshme nuk kishin nevojë për ekspertizë!

Gazetari Alfred Lela bëri publik ditën e sotme, ekspertizën mjeko-ligjore në lidhje me dhunën që policia ushtroi ndaj tij gjatë protestës kundër shembjes së Teatrit Kombëtar.

Eksperatiza mjeko-ligjore është shpërndarë edhe nga Presidenti Ilir Meta i cili e ka shoqëruar me mesazhin:

Dhuna dhe ato pamje të turpshme nuk kishin nevojë për ekspertizë!

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco