Atentati me snajper/ Ja cila është gjendja e Ardian Çapjas

Atentati me snajper/ Ja cila është gjendja e Ardian Çapjas

19:39, 08/06/2020
A+ Aa A-

Ardian Çapja, të cilit mëngjesin e sotëm iu bë atentat, ka kaluar rrezikun për jetën dhe tashmë është në gjendje të qëndrueshme shëndetësore.

“Panorama” mëson se Ardian Çapja tashmë pritet të lërë sallën e urgjencës së Traumës dhe do të ngjitet në pavijon, pasi nuk është e nevojshme që të shtrohet në reanimacion.

Atentati i mëngjesit të sotëm me snajper e la Ardian Çapjan të plagosur me një plumb poshtë supit, por pas operacionit ka mundur është në gjendje të mirë. Ky është atentati i tretë që Çapja i ka shpëtuar.

Atentati i parë i është bërë në janar të 2016.

Ndërsa atentati i dytë i është bërë në dhjetor të 2017.  Autorët e qëlluan me kallashnikov, Çapjan pasi e kanë mbajtur survejim prej disa ditësh. Por ata dështuan në planin për atentatin pasi u diktuan në kohë nga shënjestra.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco