Lajmi i fundit

LIVE/ 'Opozita në Aksion', takim me demokratët e Lezhës

Dyshohet se Çapja u plagos me snajper, plumbin e mori në...

Dyshohet se Çapja u plagos me snajper, plumbin e mori në...

11:38, 08/06/2020
A+ Aa A-

Rreth orës 10:30 të paradites së sotme është regjistruar një përplasje me armë zjarri në qytetin e Elbasanit. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Krastës. Nga përplasja me armë është plagosur Ardian Çapja.

Autorët pas ngjarjes dyshohet se kanë braktisur dhe djegur makinën në zonën e Fushë Mbretit.

Ndërkohë që lajmi është konfirmuar edhe nga Policia e Elbasanit se Ardian Çapja, 55 vjeç dyshohet se është plagosur me armë zjarri dhe është paraqitur me urgjencë në spitalin e qytetit mëngjesin e 8 qershorit.  

Çapja është paraqitur në spital në orën 09:37 minuta, por për shkak të plagës së rëndë Çapja është sjellë me urgjencë në Tiranë. Ka raportime se Çapja ka marrë një plagë plumbi në shpatull

Ndërkohë burime shpjegojnë se policia dyshon se Çapja të jetë plagosur me snajper.

Në të gjithë qytetin e Elbasanit ka prezencë të shtuar të forcave të policisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco