Përplasja ‘Far West’/ Dënohet ‘Doni’, vrau Shpëtim Frashërin

Përplasja ‘Far West’/ Dënohet ‘Doni’, vrau Shpëtim Frashërin

15:03, 07/06/2020
A+ Aa A-

12 vite burg. Ky është dënimi i dhënë nga një gjykatë italiane në Torino për shqiptarin Donald Rushiti, i njohur si Doni, për vrasjen e shqiptarit tjetër, Shpëtim Frashëri.

Sipas gazetës La Stampa, ngjarja ‘Far West’ ndodhi natën mes 21 dhe 22 tetorit 2017.

Gazeta shkruan se Shpëtim Frashëri, 39 vjeç, ndërroi jetën pak pasi mbërriti në spital. I riu që qëlloi mbi të, u arratis për në Tiranë, ku u arrestua dhe u ekstradua pak më vonë.

Tre bashkëpunëtorët e tij në vrasje, të cilët ndodhen në arrati, janë dënuar po ashtu. Ata janë Hasim Murataj, Çerçiz Banushi dhe Sabri Brakaj.

Gazeta shkruan se skenari ka lidhje me një përplasje për tregun e prostitucionit. Viktima menaxhonte një rrjet të vogël prostitutash në zonën e De Sanctis. Natën e krimit, Frashëri, i shoqëruar nga disa miq, u zu me katër persona në lokalin ‘Chic’. Përplasja është fiksuar edhe nga disa kamera lokale.

Frashërin e ndoqën në mes të rrugës dhe e qëlluan me një pistoletë kalibër 45. Të tjerë plumba përfunduan në xhamat e ndërtesave të zonës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco