Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Policia jep detaje nga sherri për një ulli në Berat, ja kush u arrestua

Policia jep detaje nga sherri për një ulli në Berat, ja kush u arrestua

08:56, 07/06/2020
A+ Aa A-

Një sherr midis disa persona ndodhi nje dite me parë në Beratit te gjithë anëtarë të dy familjeve.

Nga ky sherr masiv kanë mbetur të plagosur 5 persona.

Shkak për këtë sherr mësohet se janë bërë ullinjtë.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘’Barrikade’’ të qytetit në Berat.

Dy familjet e përfshira në akte dhune janë Alibeaj dhe Dhana të cilat kanë një konflikt të hershëm për mbjelljen e ullinjve.

Sipas policisë është arrestuar në flagrancë një shtetas si dhe janë proceduar penalisht tre të tjerë.

Ja njoftimi i plotë i policisë:

Berat

Parandalohet përshkallëzimi i mëtejshëm i një konflikti mes dy familjeve

Arrestohet në flagrancë një shtetas si dhe procedohen penalisht tre të tjerë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat me marrjen e njoftimit  se në lagjen "Barrikada" po ndodhte një konfikt shkuan menjëherë në adresën e dhënë ku rezultoi se:

Disa persona, pjestarë të dy  familjeve, për motive të dobëta po  konfliktoheshin fizikisht  me njëri-tjetrin duke përdorur mjete të forta e prerëse dhe për pasojë kishin marrë dëmtime disa shtetas të përfshirë në konflit të cilët  u dërguan në spital për ndihmë mjeksore

Po gjatë konfliktit shtetasi K.Dh, ka plagosur rëndë me mjet prerës shtetasin A.A., i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore   u bë arrestimi në flagrancë  i shtetasit K.Dh., 52 vjeç banues në Berat, si dhe u  proçeduan shtetasit G.A., 46 vjeç,  E.A., 44 vjeç, dhe M.Dh., 38 vjeçe .

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprat  penale  për shtetasin K.Dh "Plagosje e rëndë me dashje" dhe "Plagosje e lehtë në bashkëpunim" për 3 shtetasit e tjerë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco