Kapet në Vlorë një çift, sapo kishte blerë kanabis për ta shitur në Tiranë Foto e publikuar nga Policia

Kapet në Vlorë një çift, sapo kishte blerë kanabis për ta shitur në Tiranë

09:53, 02/06/2020
A+ Aa A-

Një burrë dhe një grua janë kapur në Vlorë pasi në makinën e tyre kishin ngarkuar 27 kg kanabis, që do ta merrnin me vete për ta shitur në Tiranë. Asnjëri prej dy të arrestuarve nuk ishte vendali.

Policia e Vlorës, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, ka parandaluar një tentativë për trafikim droge.

Në një nga rrugicat e qytetit të Vlorës u lokalizua makina e dyshuar se po transportonte lëndë narkotike dhe falë ndërhyrjes në kohë, ajo u kap bashkë me dy personat brenda saj.

Të arrestuarit janë një burrë dhe një grua: E.J, 38 vjeç, banues në Tiranë dhe F.D, 32 vjeçe, banuese në Belsh.

Gjatë kontrollit në makinën "Volkswagen" që drejtohet nga E.J dhe ku gruaja F.D ishte pasagjere, Policia gjeti në bagazh 27 kg kanabis, që ata  do ta transportonin drejt Tiranës për ta shitur.

Dosja e tyre i kalon Prokurorisë së Vlorës për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco