Lajmi i fundit

Tjetër skandal/ Edi Ramës i del emri në një tjetër dosje trafikantësh droge, ‘Shqiponja e zezë’

Kush është Enver Bajri, 'truri' i grupit të rrezikshëm në Shkodër

Kush është Enver Bajri, 'truri' i grupit të rrezikshëm në Shkodër

12:19, 26/05/2020
A+ Aa A-

Operacioni Forca e Ligjit ka shkuar sot në Shkodër ku i ka dërguar formularin dy të dënuarve për vepra të ndryshme penale.

Formulari i është dërguar Enver Bajrit, i konsideruar si truri i bandës “Bajri” dhe një tjetër pjesëtari të kësaj bande Emrah Plakut, të cilët kanë 48 orë kohë për të dërguar formularin e vetëdeklarimit të pasurisë.

Enver Bajri është konsideruar si truri i grupit të rrezikshëm në Shkodër “Bajri”. Ai është arrestuar në Spanjë rreth dy vite më parë.

Kapja e tij asokohe u bë pas bashkëpunimit të Policisë spanjolle dhe Policisë italiane. Bajrit, në momentin e ndalimit iu gjet një armë pistoletë, që e mbante pa leje dhe rreth 9 mijë euro.

Dy javë para arrestimit të Bajrit, Policia e Shtetit organizoi një operacion në lagjet Kiras e Dobraç të Shkodrës si dhe në Tiranë , duke vënë në pranga disa pjesëtarë të grupit kriminal, ndërsa shpalli në kërkim disa të tjerë.

Bajri dyshohet se është drejtuesi këtij grupi kriminal, që ishte aktiv kryesisht në zonën e Shkodrës.

Ai ka qenë i dënuar edhe në Itali me 6.6 vite burg për veprat penale të “Organizim i emigracionit të paligjshëm”, “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Falsifikim”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco