Panik e ulërima në Korçë: Mamasë tentojnë t'i rrëmbejnë nga dora vajzën 4-vjeçare

Panik e ulërima në Korçë: Mamasë tentojnë t'i rrëmbejnë nga dora vajzën 4-vjeçare

12:02, 23/05/2020
A+ Aa A-

Panik e ulërima janë dëgjuar mbrëmjen e djeshme në lagjen 17 të qytetit të Korçës, kur një djalë rreth 20 vjeç ka tentuar t’i rrëmbejë nga duart një nëne, vajzen e saj 4-vjeçare.

Incidenti i rëndë ndodhi rrreth orës 22:00 të së premtes. Fëmija ishte pranë mamasë në momentin që djali i është afruar dhe e ka tërhequr fëmijën për ta marrë me vete, por vetëm disa metra larg nga vendi i ngjarjes i kanë dalë përpara banorët e lagjes, që ia kanë marrë të voglën nga duart.

Banorët kanë njoftuar policinë, e cila e arrestoi menjëherë 20-vjeçarin pasi mori dhe dëshmi nga ata që e panë skenën plot ankth. 

Sipas banorëve, jo zyrtarisht nga profesionistë të fushë, 20-vjeçari që sulmoi thuhet se ka probleme të shëndetit mendor. Ende nuk jepet identiteti i tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco