Lajmi i fundit

LIVE/ 'Opozita në Aksion', takim me demokratët e Lezhës

Rikthehen në qeli 4 të burgosur/ Abuzuan me lejen e përfituar nga COVID-19

Rikthehen në qeli 4 të burgosur/ Abuzuan me lejen e përfituar nga COVID-19

17:12, 22/05/2020
A+ Aa A-

Pasi thyen karantinimin, 4 të burgosur që përfituan leje të përkohshme nga situata e koronavirusit janë rikthyer në qeli, ku madje 2 prej tyre ushtruan dhunë në familje gjatë kësaj periudhe.

Pas shpërthimit të pandemisë, 21 të burgosur u prekën nga COVID-19, por tashmë pothuajse të gjithë janë shëruar.

Rreth 382 të dënuar janë duke vuajtur dënimin në banesat e tyre, pas përfitimit të lejes së përkohshme nga situata e krijuar pas pandemisë.

Nga këta të dënuar, 4 prej tyre janë rikthyer në burg, pasi kanë thyer lejen, dy prej të cilëve kanë ushtruar dhe dhunë në familje.

Ismaili: Deri tani janë 4 raste që të burgosurit kanë vendosur shfuqizimin e lejës dhe urdhërimin e tyre për tu kthyer në burg, për shkak se kanë thyer kushtet e lejës.  

Ndërkohë këtë të premte u regjistrua një tjetër rast ku një 26-vjeçar i cili duhet të vuante dënimin në banesë, ka thyer lejen dhe për këtë arsye është ri-arrestuar.

Në momentin që është konstatuar nga policia ai ka kundërshtuar me dhunë dhe për këtë arsye dënimit i janë bashkuar dhe akuza të tjera.

Nga koronavirusi u prekën 21 të burgosur, ndërsa tashme janë shëruar pothuajse të gjithë përveç njërit, i cili vijon të mbahet në kushte karantinimi dhe në gjendje të mirë shëndetësore.

Ismaili: Rasti i parë që u shfaq u kap në fazën e parë. Në bashkëpunim me strukturat epidemiologjike bëri që ai rast të izolohej.

Të gjithë punonjësit tashmë i nënshtrohen rregullave strikte të ushtrimit të detyrës, ndërsa personat e pranuar në burg me masë sigurie, janë vendosur në dhoma observimi dhe monitorohen për 14 ditë, sipas Ismailit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco