Gjykata lë në burg 73-vjeçarin/ Akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një të mitur

Gjykata lë në burg 73-vjeçarin/ Akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një të mitur

14:03, 27/04/2020
A+ Aa A-

Gjykata e Fierit ka caktuar masën e arrestit me burg për 73-vjeçarin Leonidha Rapushi, i akuzuar për ngacmim seksual të një vajze të mitur.

73-vjeçari është ndaluar nga blutë e Fierit ditën e premte.

Ndaj tij rëndon akuza e ngacmimit seksual me një vajze të mitur, ndërsa denoncimi mësohet se është bërë nga nëna e vajzës. Dyshohet se i moshuari e ka prekur në vende intime të miturën 9-vjeçare, të cilën e ka fqinje.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco