Lajmi i fundit

LIVE/ 'Opozita në Aksion', takim me demokratët e Lezhës

‘Provoje edhe njëherë po s’të vrava’/ Plagosja e policit, ja si filloi sherri për një gjobë

‘Provoje edhe njëherë po s’të vrava’/ Plagosja e policit, ja si filloi sherri për një gjobë

17:50, 25/04/2020
A+ Aa A-

Zbardhen detaje të tjera rreth konfliktit dje në Korçë, ku efektivi i policisë Spartak Zotka, u qëllua me thikë nga një banor i këtij qyteti, i cili quhet Ilirjan Fama. Ky i fundit ishte gjobitur në datën 4 prill 2020 me 100 mijë lekë të vjetra gjobë pasi u kap duke lëvizur pa autorizim dhe kjo masë administrative, ishte vendosur pikërisht nga punonjësi i policisë së Korçës, Spartak Zotka.

Mirëpo Zotka, 20 ditë pas vendosjes së gjobës ndaj Ilirjan Fama, në datën 24 prill 2020 ka konstatuar sërisht këtë të fundit, teksa po qëndronte në një stol në qendër të qytetit, në vendin e quajtur “Kulla”. Ilirjan Fama, sapo ka parë efektivin e policisë ka filluar ti flasë duke i thënë fjalët “…provoje dhe një herë të më vësh gjobë, po s'të vrava…” dhe është ngritur nga stoli dhe ka shkuar në drejtim të punonjësit të policisë.

Sapo i është afruar dhe pa i folur fare, ai direkt e ka goditur në pjesën e fundit të qafës me një thikë të vogël. Si pasojë e këtij konfrontimi fizik mes punonjësit të policisë dhe Ilirjan Famës, personat që ishin të pranishëm në qendër htë Korçës, kanë ndërhyrë duke përpjekur ti ndajnë, dhe në fakt kanë arritur të shmangin konfliktin. Mirëpo Ilirjan Fama, ka vrapuar në drejtim të teatrit të Korçës, ndërkohë që është ndjekur nga punonjësi i policisë.

Sapo ky i fundit e ka arritur, rezulton se Ilirjan Fama, është kthyer përballë policit dhe sërish e ka goditur këtë të fundit me një thikë të vogël, në faqe duke e gjakosur. Ndërsa Fama është larguar me vrap në drejtim të banesës së tij, aty ku dhe tre efektivë të tjerë të policisë së Korçës, kanë mundur të arrestojnë. Ndalimi i Famës nuk ka qenë i lehtë, pasi ai ka shfaqur rezistencë fizike disa herë, duke kundërshtuar me forcë punonjësit e policisë, të cilët i ka sharë dhe goditur me shkelma disa herë. Mirëpo pas arrestimit dhe shoqërimit të Ilirjan Famës në komisariatin e Korçës, ai është marrë në pyetje dhe ka dhënë sqarime lidhur me konfliktin që kishte lindur me Spartak Zotkën.

“…kam qenë vetëm në qendër të Korçës dhe jam ulur në një stol. Gjatë kohës që unë po qëndroja, ka kaluar Spartak Zotka,i cili ishte civil dhe po më provokonte duke më thënë se do të të nxjerr në komision dhe më shau nga familja. Në këtë moment unë jam ngritur nga stoli, i jam afruar dhe jemi përleshur fizikisht trup më trup me njëri-tjetrin. Gjatë goditjes me grushte, kanë ndërhyrë dhe persona të tjerë dhe na kanë ndarë. Gjatë momentit që jemi përleshur me grushte,unë mbaja në dorë çelësat e shtëpisë dhe ka shumë mundësi që ta kem goditur me çelësa dhe jo me thikë. Në momentin e sherrit nuk pasur asnjë thikë me vete, por vetëm çelësat e shtëpisë…”-ka treguar në polici Ilirjan Fama.

Për të provuar këtë alibi, në polici i arrestuari Fama, ka dorëzuar dhe tre çelësa shtëpie. Ndërkohë nga ana tjetër, policia në momentin e arrestimit të tij në banesë sekuestroi një thikë, të cilën e ka çuar për ekspertim. Pritet që në ditët në vijim Ilijan Fama të dali para gjykatës së Korçës ku do të njihet me masën e sigurisë arrest në burg për akuzën e “Vrasjes së punonjësit të policisë” mbetur në tentativë, “Kundërshtim me dhunë të forcave të rendit” dhe “Mbajtje pa lejë të armëve të ftohta”./ Elton Qyno shqiptarja.com

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco