Liridalje sot vetëm për pensionistët deri në 11:00, ndalohen vizitat tek të afërmit

Liridalje sot vetëm për pensionistët deri në 11:00, ndalohen vizitat tek të afërmit

08:03, 25/04/2020
A+ Aa A-

Izolimi i Shqipërisë ndaj epidemisë vazhdon. Sot, qeveria ka lejuar të dalin vetëm pensionistët deri në orën 11:00 në qytetet ku të gjitha bizneset, dyqanet janë mbyllur.

Përveç të moshuarve, askush tjetër nuk do të lëvizë. Kjo është e shtuna e dytë e liridaljes për pensionistët që nga vendosja e kufizimeve në vend.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale edhe dje iu bëri apel qytetarëve:

Të vijojnë të respektojnë masat e distancimit social. Në këto momente kërkohet përgjegjshmëri nga ana e qytetarëve për të respektuar distancën e nevojshme mes njëri tjetrit dhe ruajtjen e higjienës personale.

Është e rëndësishme që masat e kontrollit të infeksionit duhet të respektohen maksimalisht edhe brenda rretheve familjare duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye, për të parandaluar transmetimin e COVID-19.

Nëse keni shenja të sëmundjes COVID-19 telefononi numrin e urgjencës 127.

Për çdo pyetje apo informacion rreth COVID-19 telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40. Mos shkoni menjëherë në spital!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Kujtim25/04/2020 11:00

Sa mire na e ben .E meritojme kete coban ne krye te kopese se deleve

Shto koment

Denonco