Tre shqiptarë kapen në portin e Roterdamit me 1.5 ton kokainë. Rruga që ndiqte droga

Tre shqiptarë kapen në portin e Roterdamit me 1.5 ton kokainë. Rruga që ndiqte droga

11:26, 18/04/2020
A+ Aa A-

Edhe pse në pamje të parë bllokimi gati global i shteteve me rastin e pandemisë së CPVOD-19, duket sikur ka bllokuar trafikun ndërkombëtarë të drogës, për disa organizata nuk është kështu.

Një lajm i bujshëm është shpërndarë së fundmi nga mediat holandeze, me protagonist edhe dy shqiptarë.

Autoritetet kanë kapur një sasi rekord kokaine prej rreth 1.5 ton në portin e Roterdamit. Në pranga u vendosën 5 persona, nga të cilët një shqiptar 43-vjeçar nga Lushnja dhe 2 të tjerë nga Kosova.

2 të ndaluarit e tjera janë një turk dhe një francez. Sipas mediave vendase, 5 personat e kanë pranuar se ishin në kërkim të dy kontejnerëve ku ishin fshehur sasi të drogës, që ishte nisur nga Brazili, por nuk dihet ende destinacioni i mëtejshëm.

Ende nuk ka të dhëna për identitetin e dy shqiptarëve dhe organizatën kriminale që ata përfaqësojnë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku18/04/2020 11:46

Droga dhe betoni nuk njohin karantinë, i gadit E Drama me Erion mufkën, i lajnë, i shpërlajnë e i përlajnë. Gjak e dhjamë ju bëftë, mu në zemër e në tru , Insh'Allah!

Shto koment

Denonco