Operacion antidrogë në fshatin Kallarat të Vlorës: arrestohet një 31-vjeçar

Operacion antidrogë në fshatin Kallarat të Vlorës: arrestohet një 31-vjeçar

08:51, 11/04/2020
A+ Aa A-

Policia e Vlorës ka zhvilluar një operacion antidrogë në fshatin Kallarat dhe ka arrestuar një 31-vjeçar.

Policia njoftoi se goditi një tjetër rast të veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Me anë të metodave speciale të hetimit, në bashkëpunim me Prokurorinë e Vlorës, kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar "Kallarati". Nga operacioni në fshatin Kallarat të Vlorës u kap S. L., 31 vjeç.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në automjetin dhe në banesën e ti, u gjet kanabis sativa me peshë 14 kg e 406 gr.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale. Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco