Lajmi i fundit

Skandal i ri/ Edi Ramës i del emri në një tjetër dosje trafikantësh droge, ‘Shqiponja e zezë’

23 të tjerë me koronavirus në Kosovë, shkon në 250 numri i rasteve

23 të tjerë me koronavirus në Kosovë, shkon në 250 numri i rasteve

08:03, 11/04/2020
A+ Aa A-

Mbrëmë janë konfirmuar edhe 23 raste të reja me koronavirus në Kosovë, duke bërë kështu që numri i rasteve në gjithë vendin të shkojë në 250. Deri tani, 7 persona kanë vdekur dhe 52 janë shëruar.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës njoftoi se astet e konfirmuara janë raste kontakti nga Ferizaj, Vitia, Hani i Elezit, Prizreni dhe Prishtina.

“Rastet pozitive janë raste kontakti, tetëmbëdhjetë (18) raste nga komuna Ferizaj (8 Sazli, 3 qytet Ferizaj, 2 Mirash, 1 Varosh, 1 Greme, 1 Talinovc i Muhaxherëve, 1 Neredime dhe 1 Lloshkobare), 2 raste Viti, 1 rast Hani i Elezit, 1 rast Prizren dhe 1 rast Prishtinë. Sot më 10 prill 2020, janë të shëruar edhe katërmbëdhjetë (14) pacient, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej pesëdhjetë e dy (52.

Nga data 08 shkurt deri më 10 prill 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2.876 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, pozitive rezultojnë gjithsej dyqind e pesëdhjetë (250) me 7 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese

.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco