Shqiptari i famshëm që rriti çmimet e ilaçeve kërkon lirinë për të ndihmuar në luftën me COVID-19

Shqiptari i famshëm që rriti çmimet e ilaçeve kërkon lirinë për të ndihmuar në luftën me COVID-19

09:02, 08/04/2020
A+ Aa A-

I famshmi i “Pharma Bro”, shqiptari Martin Shkreli ka kërkuar të lirohet nga burgu në mënyrë që të mund të punojë për gjetjen e një kure për coronavirusin.

Shkreli, një sipërmarrës bioteknologjik që po vuan shtatë vjet burg për mashtrim të investitorëve nga 10 milion dollarë, kërkoi të lirohet përkohësisht për tre muaj, në një punim shkencor 11-faqesh të postuar në faqen e internetit të kompanisë së tij farmaceutike.

Ai argumenton se një lirim tre muajsh do ta lejonte atë të ndihmonte zhvillimin e një kurë për COVID-19, e cila ka vrarë mijëra njerëz në të gjithë botën.

Shkreli, i cili fitoi famë të keqe pasi rriti çmimin e ilaçit anti-parazitar të Daraprim nga 13.50 dollarë një tabletë në 750 dollarë tabletë brenda natës, thotë në letrën e tij se “përgjigja e industrisë ndaj COVID-19 është e papërshtatshme”.

“Të gjitha kompanitë biofarmike duhet të përgjigjen me të gjitha burimet për të luftuar këtë emergjencë shëndetësore,” shtoi ai, shkruan Business Insider.

Shkreli po mbahet në një burg federal në Allenëood, Pensilvani dhe pritet të lirohet në vitin 2023, sipas The Neë York Post.

Ai e quan veten një “shkencëtar qytetar”, në punimin e tij shkencor të botuar rishtas, duke thënë se nuk do të priste të përfitonte “në asnjë mënyrë” nga trajtimet për coronavirus.

Avokati i Shkrelit, Benjamin Brafman i tha Neësëeek se ai planifikon të kërkojë zyrtarisht një lirim.

“Z. Shkreli ka përgatitur një propozim të hulumtimit të coronavirusit, i cili nëse do të ishte i saktë do mund të ndihmonte shkencëtarët dhe mjekët të kuptojnë më mirë sesi të merren me coronavirusin që po vret kaq shumë njerëz”, tha ai.

“Ne do të kërkojmë një punë tre-mujore në mënyrë që ai të mund të bëjë kërkimet e tij në një laborator, nën një mbikëqyrje të rreptë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco