Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Vdes në punë saldatori i pusit të naftës në Kuçovë, arrestohet shefi i ndërmarrjes

Vdes në punë saldatori i pusit të naftës në Kuçovë, arrestohet shefi i ndërmarrjes

13:44, 04/04/2020
A+ Aa A-

Një saldator i moshës 60-vjeçare ka humbur jetën ditën e djeshme teska punonte në një pus nafte në Kuçovë.

Shtetasi me inicialet L.F ishte duke punuar teksa është aksidentuar dhe ka ndërruar jetë.

Policia ka arrestuar në flagrancë Shefi Sektorit në Ndërmarrjen e Prodhimit e Nxjerrjes të Naftës, në Kuçovë, për shkelje të rregullave në punë, nga pakujdesia.

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit B.T., 48 vjeç banues në Kuçovë, me detyrë Shefi i Sektorit në Ndërmarrjen e Prodhimit e Nxjerrjes së Naftës në Kuçovë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi, në këtë ndërmarrje shtetasi L.F., 60 vjeç duke punuar është aksidentuar dhe ka ndërruar jetë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale “Shkelje e Rregullave në punë nga Pakujdesia”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco