Ndërron jetë një tjetër pacient, shkon në 18 numri i viktimave

Ndërron jetë një tjetër pacient, shkon në 18 numri i viktimave

11:47, 04/04/2020
A+ Aa A-

Ndërron jetë një tjetër pacient me koronavirus. 67-vjeçari ka ndërruar jetë pas 13 ditësh në spital.

"Ju informojmë se mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë në spitalin Infektiv një pacient 67-vjeçar nga Tirana, i konfirmuar me COVID-19.

Pacienti ishte i shtruar prej 13 ditësh në spitalin infektiv, prej 6 ditësh ishte i intubuar dhe në hemodializë që e kryente brenda Spitalit Infektiv. 

Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, 67-vjeçari ka ndërruar jetë. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes të të ndjerit.

Deri tani 18 persona kanë ndërruar jetë nga COVID-19 në Shqipëri," tha Marjeta Dervishi nga Instituti i Shëndetit Publik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco