Operacion policor në Kamëz: arrestohet 31-vjeçari i kërkuar nga Interpol Roma

Operacion policor në Kamëz: arrestohet 31-vjeçari i kërkuar nga Interpol Roma

08:58, 04/04/2020
A+ Aa A-

Komisariati Nr. 5 në Tiranë në bashkëpunim me Krimet e Rënda dhe Interpol Tirana, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative për vendndodhjen e një personi të kërkuar nga drejtësia italiane, për një sërë veprash penale, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Kamza".

Si rrjedhim, u arrestua dhe do të ekstradohet Erjol Ceka, 31 vjeç, banues në Kamzë, Tiranë, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, Itali.

Autoritetet gjyqësore në Torino, Itali, me vendimin penal Nr. 997/2019 SIEP, datë 17.02.2020, e kanë dënuar këtë shtetas me 13 vjet, 3 muaj e 17 ditë burgim, për veprat penale “Vrasja e mbetur në tentativë”, “Armëmbajtje pa leje” dhe “Vjedhja”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco