Tronditëse/ Fëmija u gjet i mbytur, prindërit: Policia na dhunoi...

Tronditëse/ Fëmija u gjet i mbytur, prindërit: Policia na dhunoi...

18:25, 03/03/2020
A+ Aa A-

Një fëmijë vetëm 5 vjeç u gjet i pajetë në një kanal në Shkozë, dy javë pasi ishte denoncuar i humbur. Klodian Hashimi u gjet i mbytur më 29 shkurt. Dyshohet se ai ka qëndruar për dy javë na kanal, shumë pranë banesës së tij.

Banorët e zonës thonë se ky kanal është i rrezikshëm. Kurse fëmijën e kanë gjetur shokët e teij. Duke folur për Shqiptarja.com, ata thonë se fillimisht menduan se ishte kukull.

Por më e rëndë është dëshmia e gjyshit dhe prindërve të djalit. Ata thonë se pasi ka humbur djali dhe kanë bërë denoncimin, policia i ka akuzuar se e kanë shitur fëmijën dhe i kanë dhunuar. E gjitha duket se vjen për shkak të paragjykimit se prindërit janë pjesë e komunitetit rom.

“Do t’i hedh në gjyq, edhe bashkinë, edhe policinë. Se ata i kanë rrahur, edhe djalin edhe nusen, atë ditë që shkuam ne më datë 18 shkurt, i kanë thënë që ti e ke shit fëmijën, në polici tek 1-shi, i kanë rrahur me shpullë. Edhe djalin e kanë rrahur, fut e bjer. I kanë thënë e keni shitur. Shitet fëmija? Jeta shitet?” thotë gjyshi i djalit, Hajdar Hashimi.

Babai, Fatmir Hashimi: Ata kishin pyetjet dhe gjërat e tyre. Pak rëndësi ka. Tani kanë edhe ato të drejtën e vet, sipas ligjit. Nuk mund t’i kundërshtoj. Më kanë akuzuar sikur e kam shitur.

Gjyshja: Pse kështu është e drejta? Ai kishte zjarr, kërkonte fëmijën e vet. Me i gjuajt prindërit. Unë do shkoj me dy çunat të bëjë denoncimin, pse të rrihen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco