‘Ajo iku...iku’/ Telefonata dhe rrëfimi i babait që vrau vajzën

‘Ajo iku...iku’/ Telefonata dhe rrëfimi i babait që vrau vajzën

18:11, 27/02/2020
A+ Aa A-

Mediat australiane kanë publikuar një telefonatë mes Petrit Lekajt, 49-vjeçarit shqiptar që vrau vajzën e tij 20-vjeçare, Sabrina Lekaj, dhe policisë. Pasi qëlloi me thikë vajzën e tij, ai telefonoi policinë duke i thënë se vajzën e tij e kanë therur.

“Shoku, më thuaj se çfarë ndodhi? Ndoshta mund të shkojmë te vajza jote dhe ta ndihmojmë”, dëgjohet oficeri.

“Jo, ajo iku... ajo iku,” përgjigjet Lekaj.

Në gjykatë u tha se babai kishte paketuar me vete një thikë 15 centimetra, teksa po shkonte me të bijën me makinë për të marrë ushqim. Ai tha se kishte në plan të përballej me vajzën, por nuk kishte qëllim ta vriste, vetëm ta trembte.

Në një intervistë të frikshme të publikuar një ditë më parë, Lekaj pranon se ka vrarë vajzën e tij. 49-vjeçari foli për policinë në një spital psikiatrik.

I pyetur se përse vajza kishte plagë në trup, babai i dy fëmijëve pëshpëriti: Ia kam bërë unë.

 “E nisa me goditjen e parë. Isha ulur në vendin e parë, të shoferit. Vazhdova ta godisja me thikë... ajo reagonte me shqelma, duke goditur derën dhe dritaren e makinës. Pastaj kalova në sediljet e pasme të makinës dhe bëra pjesën tjetër”.

Kur e hodhi thikën, babai tha se i vuri dorën në gojë dhe e mbyti.

Ai ia ktheu thikën vetes, por mbijetoi edhe pse me plagë të rënda.

Hetuesit thanë se babai ishte i tërbuar me stilin e jetesës së vajzës, e cila shkonte nëpër festa dhe merrte drogë. Për ironi, Petrit Lekaj është dënuar me herët për trafik heroine.

Megjithatë së fundmi familja jetonte në një lagje të pasur dhe dukej se e kishte vënë jetën në vijë ekonomikisht. Lekaj merrej me zhvillim pronash. Ai është shpallur fajtor për vrasjen e të bijës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco