Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Krimi makabër/ Vëllai shkoi të merrte motrën nga puna, ish-dhëndri i la të vdekur

Krimi makabër/ Vëllai shkoi të merrte motrën nga puna, ish-dhëndri i la të vdekur

08:26, 26/02/2020
A+ Aa A-

Një krim i rëndë troditi Rrëshenin mbrëmjen e të martës. Fatmir Kolecaj ka vravë me automatik, motër e vëlla Esmeralda dhe Vladison Filopati përkatësisht 36 dhe 34 vjec. Autori i krimit të rëndë është ish-bashkëshorti i Esmeraldës, i cili po kërkohet nga policia dhe RENEA

Ngjarja ka ndodhur në Kodër Rrëshen, Bashkia Mirditë, rreth orës 20.40. Fatmir Kolecaj, 45 vjeç nga fshati Zejmen i Lezhës, i kishte zënë pritë viktimave pranë banesës së tyre. Vladisoni kishte shkuar në qytetin e Rreshenit për të marrë nga puna Esmeraldën, e cila punonte si shitëse. Autori ka qëlluar me breshëri plumbash ndaj ish-gruas së tij dhe ish-kunatit, teksa ata i afroheshin shtëpisë. Plumbat kanë tronditur gjithë familjen Filopati, përfshirë dhe 3 vajzat e mitura të Esmeraldës që ndodheshin në shtëpi me gjyshërit.

Policia është mobiluar për kapjen e autorit dhe në ndihmë të bluve të Rrëshenit kanë shkuar edhe forcat RENEA, por deri më tani nuk është bërë e mundur gjetja e autorit. Ai ka arritur të largohet duke përfituar edhe nga errësira. Gjithsesi po ushtrohen kontrolle të shumta në Rrëshen dhe në Lezhë.

Autori i krimit ishte një person me precedentë, i dënuar me 4 vite burg për dhunë në familje dhe armëmbajtje pa leje, raporton ABC News. E ndjera, Esmeralda Filopati e kishte denoncuar në polici 4 vite më parë ish-burrin e saj Fatmir Kolecaj pasi ushtronte dhune fizike ndaj saj.

Policia e kishte prangosur pasi i kishte gjetur edhe një pushkë pa leje në banesë. Pasi kishte kryer dënimin, autori vazhdonte dhe e kërcënonte nënën e tre fëmijëve. Esmeralda prej 1 viti, kohë kur Fatmiri kishte lënë qelinë kishte marrë urdhër-mbrojtje. Gjithashtu pas divorcit ajo me vajzat qendronte në familjen e saj dhe nën kujdesin e të vëllait, por të gjitha këto nuk e ndalën 45-vjeçarin i cili mbrëmjen e sotme u mori jetën ish-gruas dhe vëllait të saj. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco