Lajmi i fundit

LIVE/ 'Opozita në Aksion', takim me demokratët e Lezhës

Kush është Hidri/ Laçjani, pjesë e grupit kriminal me biznesmenë dhe policë

Kush është Hidri/ Laçjani, pjesë e grupit kriminal me biznesmenë dhe policë

11:35, 18/02/2020
A+ Aa A-

Bajram Hidri, 27-vjeçari, banues në Vinjollë të Kurbinit, i arrestuar nga policia, nuk është aspak i panjohur për blutë e Lezhës.

Ai ishte i shpallur në kërkim në qershor të vitit 2018, pasi Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë e kishte dënuar me 4 vite burg për veprën penale 'Kultivimi i narkotikëve', 'Kryerja e veprave penale nga organizatë kriminale' dhe 'Grup i strukturuar kriminal'.

Ka qenë Gjykata e Krimeve të Rënda ajo që ka dhënë 56.4 vjet burg për 10 personat e arrestuar në vitin 2017 në magazinën e kanabisit në Laç, ku bënin grirjen dhe paketimin e lëndës narkotike.

Biznesmeni i ndërtimit Lefter Nelaj, i arrestuar për kultivim, financim dhe trafik të lëndëve narkotike, ka qenë personi kryesor i grupit kriminal.

Ndërsa efektivi i policisë Zan Kasmi, përdorte informacionin operativ të policisë dhe vinte në dijeni biznesmenin Lefter Nelaj për planet operacionale të policisë, zonat ku do kontrollohej dhe parcelat e drogës që do asgjësoheshin.

Dënimet:

-Lavdim Nelaj dënohet me 7 vite burg

-Lefter Nelaj dënohet me 6.8 vite burg

-Bledar Baboci dënohet me 6.8 vite burg

-Elton Haxhiu dënohet me 5.4 vite burg 

-Sami Balloku dënohet me 5.4 vite burg

-Hashim Nelaj dënohet me 5.4 vite burg

-Astrit Tafaj dënohet me 5.4 vite burg

-Aldo Xhaferri dënohet me 5.4 vite burg

-Bajram Hidri dënohet me 4 vite burg

-Bashkim Kodra dënohet me 3.4 vite burg

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco