Kush janë dy vëllezërit vlonjatë në shënjestrën e OFL, u arrestuan në vitin 2011

Kush janë dy vëllezërit vlonjatë në shënjestrën e OFL, u arrestuan në vitin 2011

09:47, 18/02/2020
A+ Aa A-

OFL ka nisur kërkesat e para atje për deklarimin e burimit të pasurisë edhe në Vlorë. Dy vëllezërit, Mikel dhe Altin Çuçaj, 43 e 45 vjeç, kanë marrë letër nga Operacioni Forca e Ligjit, në kuadër të aktit normativ për masat pasurore ndaj individëve të dënuar dhe akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda.

Vëllezërit nga Vlora rezulton të jenë dënuar nga Gjykata e Torinos në Itali, me nga 14 vjet burgim, për trafikim të lëndëve narkotike.

Më 12 shtator të vitit 2011, një operacion i përbashkët i Policisë shqiptare dhe asaj italiane që zgjati tri ditë, arrestoi në 8 qytete 15 shqiptarë të shpallur në kërkim nga drejtësia italiane për trafik droge, prostitucion, vrasje e armëmbajtje pa leje.

Ky operacion i realizuar me asistencën e oficerëve italianë të kontaktit, nisi në Laç me arrestimin nga Forcat Speciale RENEA, të një personi të shumëkërkuar nga Italia për vrasje dhe i arratisur nga burgu i sigurisë së lartë në Milano.

Ish-drejtori i përgjithshëm i Policisë, Hysni Burgaj, doli vetë në një konferencë për shtyp, ku deklaroi se për të gjithë personat e arrestuar do të nisë hetimi i pasurive, të cilat do të sekuestrohen. Mes të arrestuarve në atë kohë ishin edhe vëllezërit Altin e Mikel Çuçaj.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco