Grabisnin automjete, në pranga shqiptarët e rrezikshëm

Grabisnin automjete, në pranga shqiptarët e rrezikshëm

21:16, 17/02/2020

Karabinierët kanë arritur të kapin disa anëtarë te një bande hajdutësh makinash, të cilët ishin kthyer në makth për qytetarët, duke grabitur automjete.

Pas hetimeve komplekse të kryera nga ana e policisë italiane, hetuesit morën gjithsej 4 masa sigurie ndaj 4 personave, anëtarë të dyshuar të bandës. Ata akuzohen që të gjithë për vjedhje të rënduar, raportojnë mediat italiane.

Në paraburgim përfunduan dy shqiptarë, respektivisht 37 dhe 22 vjeç, kurse janë lënë në “arrest shtëpie” një rumune dhe një italian nga Sanremo. Banda akuzohet se ka kryer qindra vjedhje në disa komuna të Italisë, në Taggia dhe Arma, por edhe në Sanremo dhe vende të tjera në Riviera.

Grupi operonte sidomos në orët e vona të natës ose në orët e para të ditës. Policia iu ka sekuestruar organizatorëve dhe anëtarëve të bandës edhe shufra hekuri apo mjete të tjera, që përdoreshin për grabitjet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco