Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

161 milionë lekë dëm në buxhet/ KLSH kallëzon në prokurori 3 zyrtarë të ALUIZNI-t në Tiranë

161 milionë lekë dëm në buxhet/ KLSH kallëzon në prokurori 3 zyrtarë të ALUIZNI-t në Tiranë

19:59, 25/01/2020
A+ Aa A-

Tre zyrtarë të ALUIZNI-t të Tiranës kallëzohen në prokurori nga Kontrolli i Lartë i Shtetit.

Punonjësit e Drejtorisë Rajonale Tirana-Jug akuzohen se legalizuan banesa në kundërshtim me ligjin.

Nga një auditim në këtë drejtori, KLSH ka konstatuar se “ish-drejtori dhe 2 ish-përgjegjës të sektorit kanë krijuar një mungesë të ardhurash në buxhetin e shtetit në vlerën 161,3 milionë lekë.

Sipas auditimit, janë bërë legalizime të objekteve pa respektuar distancat nga rrugët apo edhe objekte të cilat bien mbi projektin infrastrukturor të Planit të Përgjithshëm Vendor i Bashkisë Tiranë.

Të gjitha këto veprime janë shoqëruar me mangësi në dokumentacion e procesverbale. Edhe dokumentacioni ka shërbyer si provë për KLSH për të paditur penalisht tre ish zyrtarët për shpërdorim detyre. 

Emrat e personave të kallëzuar nuk bëhen ende të ditur...

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco