Makina del jashtë rruge me shpejtësi të lartë, aksidentohen 3 persona pranë tunelit

Makina del jashtë rruge me shpejtësi të lartë, aksidentohen 3 persona pranë tunelit

18:40, 23/01/2020
A+ Aa A-

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e pasdites.

Një automjet që lëvizte me shpejtësi mbi normat e lejuara, është përmbysur në rrugë vetëm 1 km larg tunelit të Krrabës, në aksin rrugor Elbasan-Tiranë.

Automjeti mësohet se është përplasur me muret mbrojtësee të rrugës dhe më pas është përmbysur.

Në këtë aksident një person ka mbetur i plagosur rëndë dhe dy në gjendje më të lehtë.

Të dëmtuarit ndërkohë janë transportuar për në spitalin e Elbasanit, ndërsa policia ka mbërritur në vendngjarje për të hetuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco