Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ RAI 3 dhe skandalet e zbuluara të 'Organizatës Rama'

Nuk na ndahet e keqja/ Turistin shqiptar e grabisin në mes të Berlinit

Nuk na ndahet e keqja/ Turistin shqiptar e grabisin në mes të Berlinit

12:56, 23/01/2020
A+ Aa A-

Një rast i rëndë u shënua në mes të Berlinit, kryeqytetit gjerman. Ai u raportua me shpejtësi nga dhjetëra media gjermane.

Dy turistë u grabitën shumë pranë Checkpoint Charlie, një prej pikave turistike më të rëndësishme të qytetit.

Tagesspiegel shkruan se turistët ishin 36 dhe 37 vjeç.

Një prej tyre ishte shqiptar, një tjetër gjerman, por që nuk jetonte në Gjermani.

Atyre u doli përpara një person rreth 30 vjeç, që u nxori pistoletën dhe u kërkoi paratë.

Pasi ata refuzuan, ai qëlloi njëherë në ajër. Pas kësaj u mori paratë dhe u zhduk.

Policia ka nisur hetimet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco