VIDEO/ Xhiroi gomat para komisariatit, policia del me tjetër njoftim

VIDEO/ Xhiroi gomat para komisariatit, policia del me tjetër njoftim

09:27, 22/01/2020
A+ Aa A-

Policia e Tiranës bëri një tjetër njoftim pasi një video bëri shumë bujë në median sociale. Në video shihet një i ri teksa xhiron gomat përpara Komisariatit 6 në Tiranë, kurse polici bën sehir.

“Në lidhje me një video të publikuar në rrjetet sociale dhe në mediat elektronike, ku shfaqej një automjet i markës Mercedes Benz me ngjyrë të bardhë duke bërë manovra të rrezikshme dhe xhirime gomash në rrugën “Llazi Miho”, përpara Komisariatit të Policisë Nr. 6 Tiranë, shërbimet e Policisë Rrugore, pas verifikimit të pamjeve dhe identifikimin e automjetit, bënë të mundur ndalimin dhe shoqërimin e automjetit bashke me drejtuesin e tij në Komisariatin e Policisë Nr.6 Tiranë.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore e procedurale, të kryera nga specialistët për hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6, ndaj drejtuesit te mjetit, shtetasit me iniciale B. B, 29 vjeç, banues në Tiranë, filloi procedimi penal ne gjendje te lire, për veprat penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Gjithashtu, krahas procedimit penal, drejtuesit të automjetit iu pezullua edhe leja e drejtimit për “Mosrregullim shpejtësie veçanërisht ne qendrat e banuara” dhe “Përshkimin e karrexhates kundravajtje dhe në mënyrë të rrezikshme në rruge”,” njoftoi policia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco