Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Dëshmia e mjekut Koni në SPAK: Ja çfarë i shpjegova prokurorisë

Dëshmia e mjekut Koni në SPAK: Ja çfarë i shpjegova prokurorisë

11:48, 20/01/2020
A+ Aa A-

Mjeku Artan Koni, një prej personave që kallëzoi në prokurori për korrupsion koncesionin e sterilizimit dhe disa zyrtarë, mes tyre ish-ministri Ilir Beqaj ka folur për mediat pas dëshmisë së dhënë në Prokurorinë e Posaçme Anti Korrupsion.

Ai tha se është thirrur si një nga kallëzuesit për të dhënë detaje për çështjen e koncesionit që konsiderohet si korruptiv nga Nisma Thurje, subjekt që ka bërë edhe padinë.

'Sot prokuroria më thirri si një nga kallëzuesit më shumë për të marrë detaje si janë për llogaritjet si ekspert fushe dhe iu sqarova mënyrën si është bërë kjo llogari.

Kjo ishte deklarata që kam bërë për prokurorinë.

Ishte një deklaratë për të ndihmuar prokurorët si bëhet llogaritja në fushën e mjekësisë sa i përket sterilizimit.

Kemi dyshime se është koncesion korruptiv, mbetet ta vlerësojë prokuroria dhe cilët janë fajtorët nëse ka.

Një koncesion për të cilin paguajmë 17 mln euro në vit, ndërkohë që për një set kirurgjikal kosto është 2.4 euro. Kjo është baza që kemi ne se kemi të bëjmë me një koncesion korruptiv. Nuk kam prova të reja', deklaroi Koni.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku20/01/2020 14:42

Mbi 7 milionë ndërhyrje kirurgjikale në vit, i bie që çdo shqiptar të operohet 3 herë në vit. Ndoshta përfshihen edhe djemtë që bëhen synet në spital shteti (jo tek berberi), por nuk del llogaria. Unë p.sh. nuk jam operuar asnjëherë në tërë jetën time të gjatë. Vidh o i biri i Hamdiut vidh. (Mua më thonë Hamit o shoku Enver. Uunëë Hamdi të thom e Hamdi të bëj), por që do bëhej i biri i Hamdiut hajdut me çizme, askujt s'ja merrte mëndja.

Daj Jaku20/01/2020 14:41

Shto koment

Denonco