Gjendet i djegur në Durrës një mjet luksoz/ Pistat ku po hetohet

Gjendet i djegur në Durrës një mjet luksoz/ Pistat ku po hetohet

11:24, 19/01/2020
A+ Aa A-

Një automjet ‘Range Rover’ është gjetur i djegur në Shkallnur të Durrësit.

Mësohet se mjeti është gjetur në datë 17 janar, ndërsa lajmi është bërë i ditur sot për mediat.

Mjeti i bardhë, pa targa, është sekuestruar nga policia ndërsa po verifikohet numri i shasisë për të zbuluar se kujt i përket ai.

Policia ende nuk e di nëse kjo makinë e braktisur dhe e djegur mund të ketë lidhje me pengmarrjen e Jaz Prengës, që ndodhi në Kamëz të premten.

Aktualisht po verifikohen të gjitha karakteristikat e mjetit të kapur në kamerat e sigurisë në zonën ku ndodhi pengmarrja dhe ato te mjetit te djegur. /BW

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco