Reagon nipi i Mirit të Xhikes: Nuk është i vërtetë lajmi i atentatit

Reagon nipi i Mirit të Xhikes: Nuk është i vërtetë lajmi i atentatit

16:04, 18/01/2020
A+ Aa A-

Erjon Rama, nipi i Mirit të Xhikes, reagoi pas një denoncimi se ndaj tij është bërë një atentat. Denoncimi erdhi nga Qytetari Dixhital në adresë të ish-kryeministrit Sali Berisha.

“Përshëndetje doktor Berisha, pak më parë në zonën e Shkozetit i bëhet atentat nipit të Mirit të Xhikes, po ju lajmëroj se policia e krimit nuk bën ngjarjen publike, ju lutem ta bëni publike këtë ngjarje për shkak që ta marin vesh populli që shteti i Edi Ramës është i kriminalizuar me mbeshtetje të bandave të krimit.

Doktor, unë isha dëshmitar në krimin e ndodhur si policia i bindet kriminelëve është e turpshme, ju lutem doktor të ngelem anonim,” thuhej në mesazh.

Ndërkohë në reagim thuhet: “Përshëndetje dr. Berisha. Unë që po ju shkruaj jam Erjon Rama, nipi i Fatmir Ramës, i përmendur në postimin tuaj si Miri i Xhikes. Më lejoni t’ju njoftoj se lajmi në fjalë është i rremë dhe shumë shqetësues pr familjen tonë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco