‘Jeni në Serbi tani...’: Si u gënjyen dhe u lanë në Vlorë 38 emigrantët nga Iraku dhe Irani

‘Jeni në Serbi tani...’: Si u gënjyen dhe u lanë në Vlorë 38 emigrantët nga Iraku dhe Irani

12:31, 17/01/2020
A+ Aa A-

Ishin nisur për në Serbi, por 38 kurdë të Irakut dhe Iranit u lanë në Novoselë të Vlorës duke u thënë se kishin mbërritur në destinacion.

Duket se emigrantët janë gënjyer nga kontrabandistët, të cilët i morën paratë, por nuk i çuan në destinacion.

Gjithçka zbulohet nga intervista që dy prej tyre i dhanë gazetarit të “Abc Neës” duke thënë se kishin hyrë nga Greqia për të kaluar tranzit në Shqipëri dhe më pas në Serbi.

“Jemi kurdë të Irakut dhe Iranit. Kemi ardhur në këmbë nga Greqia dhe na thanë që kemi mbërritur në Serbi, por këtu shoh që nuk është Serbi”, u shpreh njëri prej tyre.

Policia i shoqëroi ata në komisariat për t’i dërguar tek qendra e azilkërkuesve, ndërsa nuk ka detaje mbi personat që i shoqëronin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco