Lajmi i fundit

LIVE/ 'Opozita në Aksion', takim me demokratët e Lezhës

Tënton të blejë cigare me euro fallco, prangoset 19 vjeçari

Tënton të blejë cigare me euro fallco, prangoset 19 vjeçari

10:05, 15/12/2019
A+ Aa A-

Eshte arrestuar në flagrancë nga policia një 19 vjeçar i cili ka tentuar të blejë cigare me një kartmonedhë 50 euro te falsifikuar.

Atij gjatë kontrollit nga forcat blu i janë gjetur e sekuestruar edhe 4 kartmonedha të tjera të falsifikuara, të prerjes 50 Euro

Ja njoftimi I plotë I policisë:

Lezhë

Tenton të bleje cigare me lekë të falsifikuara, arrestohet në flagrancë nga Policia

Gjatë kontrollit i janë gjetur e sekuestruar edhe 4 kartmonedha të tjera të falsifikuara, të prerjes 50 Euro

Specialistët për hetimin e krimit ekonomik – financiar në Drejtorinë e Policisë Lezhë, pas njoftimit të marrë se një shtetas në një dyqan, në qytet Lezhë, ka blerë paketa cigaresh duke paguar me një kartmonedhë 50 Euro të dyshuara të falsifikuara, kanë organizuar punën duke arrestuar në flagrancë shtetasin B.E., 19 vjeç, banues në Mamurras

Gjithashtu, gjatë kontrollit fizik i janë gjetur e sekuestruar në cilësinë e provës materiale edhe 4 kartmonedha të prerjes 50 Euro, të dyshuara të falsifikuara

Materialet procedurale në ngarkim të tij iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprën penale ” Falsifikim i monedhave"

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco