Hakmarrja e trashëgimtarëve/ Rikthehen fantazmat e bandave të ‘97-ës

Hakmarrja e trashëgimtarëve/ Rikthehen fantazmat e bandave të ‘97-ës

10:40, 14/12/2019
A+ Aa A-

Lushnja prej kohësh, nuk po gjen qetësi. Trashëgimtarë të bandave rivale që u fuqizuan jashtëzakonisht shumë gjatë vitit 1997, janë rizgjuar, rigrupuar dhe sot po lajnë hesapet e vjetra dhe të reja me njëri tjetrin.

Vrasja e Enver Boriçit, një prej njerëzve më të afërt të Aldo Bares është në vazhdën e shumë atentateve të tjera me të vdekur, gjatë këtyre 2 viteve të fundit. Shënjestra ka qenë nipi i Alfred Shkurtit (Aldo Bare), familjarë të pjesëtarëve të ish organizatës kriminale të njohur dhe madje nuk janë kursyer as të pafajshëm, ‘krimi’ i vetëm i të cilëve ka qenë lidhjen e gjakut me protagonistë të këtyre bandave.

Por këta ‘trashëgimtarë’ nuk janë riaktivizuar vetëm në Lushnje.

Fijet e disa vrasjeve dhe të shumë ‘personave të zhdukur’ në Vlorë, të çojnë në burgun e sigurisë së lartë ku vuajnë dëmin e përjetshëm Zani Çaushi, Gaxhai e eksponentë të tjerë.

Edhe qyteti i Elbasanit nuk gjen qetësi, pasi ndarja e territorit që ndodhi në vitin 1997 mes grupeve të fuqishme kriminale vazhdon edhe sot. Shumë vrasje në zonën e Burrelit, Durrësit, Shkodrës dhe Tiranës nëse investigohen në thellësi të çojnë te veprimtaria e bandave, që lulëzuan nga vitin 1997, deri në vitin 2000.

Image

Edhe pse shumica e krerëve të tyre u arrestuan dhe morën dënime të rënda apo janë larguar jashtë vendit, mbetjet e tyre ‘shoqërore’ dhe ‘farefisnore’ mbijetuan duke trashëguar bizneset kriminale të drogës dhe ato të ‘ligjshme’ që shteti nuk i preku.

Lufta mes ‘trashëgimtarëve’ të bandave të vitit 1997 nuk ka të bëjë vetëm me hakmarrjen, por edhe me biznesin e drogës dhe kontrollin e territorit këtu në Shqipëri, Holandë, Belgjikë, Zvicër, Gjermani dhe Spanjë.

Sipas statistikave në atë vit të mbrapshtë për Shqipërinë në vend vepronin qindra grupe të armatosur, por vetëm 15 prej tyre ishin shumë të organizuara dhe vazhdojnë nëpërmjet ‘trashëgimtarëve’ të veprojnë edhe sot.

Bandat kryesore të vitit 1997

1. Banda e ‘Çoles’ Vlorë: Veproi në qytetin e Vlorës. Ishte mbështetëse e Partisë Socialiste. Bashkëpunoi me Komitetin e Shpëtimit të Vlorës. Kreu shumë krime me motive politike.

2. Banda e Gaxhait: U vetëdeklarua mbështetëse e Partisë Demokratike. Veproi në qytetin e Vlorës, kundërshtare e flaktë dhe rivale e bandës së ‘Çoles’.

3. Banda e Pusit të Mezinit: Mbështetëse e Partisë Demokratike. Veproi në qytetin e Vlorës. Kundërshtare e flaktë e Bandës së Çoles. U eliminua gjatë Masakrës së Levanit.

4. Banda e Tepelenës: Veproi në Tepelenë. Ishte vetë Komiteti i Shpëtimit të Tepelenës. Kreu shumë krime me motive politike.

5. Banda e Cërrikut: U bë e njohur me Masakrën e Cërrikut, më 25 Maj 1997. Anëtarë të Komitetit të Shpëtimit të Cërrikut, ishin pjesë e bandës. Kreu shumë krime me motive politike.

6. Banda e Lushnjes (Aldo Bare): U krijua nga Aldo Bare, ish-efektiv i repartit 326. Kreu krime të tmerrshme. Mbështeti PS. Kreu shumë krime me motive politike.

7. Banda e Loshit, Karbunarë: Veproi në Lushnjë. U bë tmerri i udhëtarëve. U bashkua me Lul Cakën, të cilin e kishte pjesë të familjes..

8. Banda e Altin Dardhës: Veproi në Berat. Berati përjetoi ditët më kaotike të historisë së vet gjatë aktivitetit të kësaj bande. Kreu shumë krime me motive politike.

9. Banda e Lul Cakës: Veproi në Berat. Kundërshtare e Altin Dardhës. Mbështeti Partinë Demokratike. Kreu shumë krime me motive politike. U bë tmerri i udhëtarëve. U bashkua me Loshin e Karbunarës, të cilin e kishte pjesë të familjes.

10. Banda e Otllakut: Veproi në Berat. U krijua nga ndarja me bandën e Altin Dardhës.

11. Banda e Mandelës: Veproi në qytetin e Elbasanit. Drejtohej nga një rom i quajtur Eduart Peqini, prandaj u quajt ‘Banda e Mandelës’. Kundërshtare me bandën e Cërrikut. Kreu shumë krime me motive politike.

12. Banda e Kateshit: Veproi në Elbasan, kreu shumë krime me vrasje, plaçkitje, përdhunime, grabitje, pengmarrje dhe terror mbi banorët e qytetit.

13. Banda e Nehat Kullës: Veproi në fshatin Tufinë të Tiranës. Drejtuesi i saj e quajti veten ‘Gjeneral’.

14. Banda e Kolajve: Veproi në Burrel. Kundërshtare me bandën e Dedëve.

15. Banda e Dedëve: Veproi në Burrel. Kundërshtare me bandën e Kolajve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Edmond03/01/2020 17:48

O shoku Kosta, Jo vetem qe e shtremberon historine por njeherazi akuzon njerez qe skane lidhje me te. Dyshja Nano-Berisha jane jo vetem shkaktaret por dhe va, hdues te kesaj gjendje edhe pse Nano ka ikur prape eshte aty me fijet e padukshme per ty e mua

Gjenerali i skenes02/01/2020 22:29

Kosta, e para; c'lidhje ka E.Rama me '97, kur rama ishte ne azil per vete e vetem ne vitin 2000 erdhi ne shqiperi???? Une nuk jam as socialist e as kam ndonje simpati politike, por thjesht sa per argument, ose sa per te te thene ty"mos ja fut kot" . E dyta; luften e bejne ushtaret, e ideojne strateget me letra e i marrin meritat gjeneralet qe per te mbrojtur veten vene ne krye nje diktator. A ka pjelle cdo lufte nje diktator pasardhes? Dmth, nese s'ke argumente mos shkruaj kot...

Messi 14/12/2019 12:27

Banda e Tepelenes kishte Gjolek Malajn dhe Gramoz Rucin, besoj qe njihen!

Kosta14/12/2019 10:58

....dhe te gjitha keto banda kriminelesh te zinje, jane krijuar dhe mbeshtetur nga parti politike shqiptare gje qe perfunduan ne MAFIAn e padrino Edi Rama, kryetari i Partise socialiste dhe kryeminister....a duhen lejuar apo duhet te shpetojme, te pakten, te ardhmen tone.....por shpetimi vjen vetem me lufte, quajeni si te doni, civile apo ushtarake, vetem lufta e cliron njehere e mire, shoqerine tone, nga keta politikane dhe kriminelet qe ata krijuan dhe mbeshteten....qe edhe ne shqipot te jemi me te pranuar nga popujt e tjere duke filluar nga fqinjet tane......

Shto koment

Denonco