Shqiptari i dënuar me 101 vite burg ngre në këmbë Greqinë/ Merr leje nga burgu por...

Shqiptari i dënuar me 101 vite burg ngre në këmbë Greqinë/ Merr leje nga burgu por...

20:46, 12/12/2019
A+ Aa A-

Një shqiptar, i dënuar në Greqi me burgim të përjetshëm (mbi 100 vite burg) ka “harruar” të kthehet në Burgun e Domokos aty ku vuante edhe dënimin.

I dënuari kishte mundur të merrte një leje nga autoritetet e burgut në fjalë, por ende edhe sot nuk është kthyer, shkruan gazetaru shqiptar në Athinë, Shpëtim Zinxhiria.

Sipas tij, policia është duke e kërkuar, ndërkohë që lëshoi edhe një deklaratë lidhur me operacionin që po zhvillohet, kryesisht në zonën e Fthiotidës.

I burgosuri shqiptar është dënua për një sërë vepriash penale, tentativë vrasje, plaçkitje, mashtrim, vjedhje me armë dhe armëmbajtje pa leje, duke marrë plot 101 vite burgim.

Emri i tij ende nuk është bërë publik. /SYRI.net

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco