Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Sizmiologu grek: Pse thamë se çarjet në Durrës provokojnë tërmet 6.7 ballë

Sizmiologu grek: Pse thamë se çarjet në Durrës provokojnë tërmet 6.7 ballë

12:48, 11/12/2019
A+ Aa A-

Spyridon Pavlidis, paleosizmiolog në Universitetin e Selanikut, ka dhënë një intervistë për gazetën Dita.

Ai ka treguar se bashkë me ekspertët shqiptarë kanë përgatitur një hartë të çarjeve të tokës në Shqipëri, në kuadër të një studimi për gazsjellësin TAP, por edhe të një nisme për një hartë të përbashkët të zonave me rrezik sizmik në Europë.

Ai tha se nuk kanë parashikuar se mund të ketë tërmet, por parashikojnë ku është çarja e tokës, që kushdo, i cili ndërton sipër, të ketë kujdes.

‘Nuk e përdorim asnjëherë fjalën parashikim. Sepse nuk mund të bëhet parashikim. Parashikim do të thotë se mund të thuash kohën, magnitudën, të thuash se në cilin qytet do të bjerë tërmet. Kjo është e pamundur, të gjithë shkencëtarët e dinë këtë. Në mënyrë kategorike nuk mundemi’.

‘Ne shkuam pak më tej. U fokusuam në disa çarje specifike. Për çdo çarje mund të vlerësosh se çfarë tërmeti mund të japë. Shqipëria, ashtu si Greqia ka shumë çarje të tokës. Pasi u fokusuam, në vlerësuam se këto çarje mund të gjenerojnë tërmet deri në 6.7 në zonën e Durrësit si dhe në disa zona që lidhen me të, deri në 6.5.

Sipas të dhënave tona, çdo e çarë llogaritet të aktivizohet për 500 deri në 1 mijë, madje edhe 2 mijë vite. Por kujdes, kur është e vetme. Kur kemi shumë të çara, aktivizohen çdo 40-50 vite’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Arberi 12/12/2019 01:04

Maloko sbesoj qe e ke pas me mua? Po ta lexosh sms tim e kupton qe ka pak spec djegs brenda.

Maloku11/12/2019 16:13

Nonen ku ta kesh. Legen. Vetem Hitleri i ka dashte shqiptaret. Enveri, Tosi, Sala Edi nuk i duan. Shqiptaret do bejne e do mbijetojne vete. Rrofshin Gjermania e Italia.

Arberi11/12/2019 13:07

E ke gabim per parashikimet ka porositur Edi Rama nje paisje ne izrael, rilindja cfare nuk parashikon

Shto koment

Denonco