Doli i gjallë nga rrënojat/ Pse vdiq në spital Saimir Greku?

Doli i gjallë nga rrënojat/ Pse vdiq në spital Saimir Greku?

09:15, 06/12/2019
A+ Aa A-

Arben Zenelaj, drejtor i Spitalit të Traumës, ishte sot në studion ‘ABC-ja e Mëngjesit’ me Enkel Demin, ku diskutuan për situatën e tërmetit.

Spitali i Traumës priti një numër të konsiderueshëm të pacientëve që mbetën të plagosur nga tërmeti i 26 nëntorit.

Mes të tjerah Zenelaj u shpreh se brenda një ore stafi i spitalit u dyfishua.

Ndërkohë, i pyetur nga Enkel Demi për rastin e Saimir Grekut, i cili doli i gjallë nga rrënojat, por humbi jetën në spital, mjeku tha se kjo vjen nga dëmtimi i indeve.

“Kryesisht pacientët që qëndrojnë për një periudhë të gjatë nën pesha të rënda, mund t’i rezistojnë transportit, por ndryshimet në qeliza janë të parikuperueshme, reagojnë indet e buta, nuk mjaftojnë vetëm thyerjet, muskujt, ligamentet që shkaktojnë dëmtime të tilla që reagojnë te veshkat. Reagojnë duke prodhuar toksina që bllokojnë funksionimin e veshkave,” tha ai.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco