Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ RAI 3 dhe skandalet e zbuluara të 'Organizatës Rama'

I shpëtoi tërmetit të frikshëm/ Banori: Kur i shoh sot fëmijët e nusen, qaj dhe i puth

I shpëtoi tërmetit të frikshëm/ Banori: Kur i shoh sot fëmijët e nusen, qaj dhe i puth

19:53, 29/11/2019
A+ Aa A-

Vijon ende goditja psikologjike pas tërmetit të fuqishëm mëngjesin e 26 nëntorit.

Përveç viktimave dhe të plagosurve, shumë familje kanë mbetur pa banesa, por gjithësesi ndjehen me fat që janë gjallë.

Zona më e prekur është ajo e Thumanës dhe Durrësit.

Aurel Xheka ka thënë se sa herë shikon nusen dhe fëmijët i puth. Ai tregon se ka arritur të marrë vetëm dokumentet italiane.

Po ashtu ai ka treguar se momentalisht po jetojn në çadër, por i kanë thënë të shkojë në Lezhë.

Sipas tij ka shumë njerëz që kanë ikur në zonat malore.

"Jetoj prej 4-5 vitesh këtu. Punoja gjithë jetën në beton dhe bleva këtë shtëpi, që u shemb. Arrita të marr vetëm dokumentet italiane, asgjë tjetër. Policia më tha që mund të marrë vetëm dokumentet, pasi nuk mund të merret asgjë tjetër, pasi rrezikohet i gjithë pallati. Arrita të dal pas tërmetit, isha një nga të parët që dola. Shpëtova edhe dy komshinjtë e mija. Momentalisht po jetojmë në çadër, autoritetet na thanë të dalim nga çadra dhe të shkojmë në Lezhë. Po unë kam frikë të shkoj në Lezhë, se edhe aty ka rrezik nga tërmeti. Të gjithë po ikin nga zonat malore. Kjo fatkeqësi ka ndodhur edhe para dy vitesh, por nuk na tha askush asgjë për të ikur, se nuk do të isha aq i paaftë të hipja në kat të pestë me fëmijët dhe gruan. Kur i shoh sot fëmijët e nusen, qaj dhe i puth", rrëfen ai.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco