Kompania nigeriane dërgon 100 mijë euro për të prekurit nga tërmeti

Kompania nigeriane dërgon 100 mijë euro për të prekurit nga tërmeti

16:18, 28/11/2019
A+ Aa A-

Edhe Nigeria e largët shpreh solidaritetin me Shqipërinë, pas tërmetit të frikshëm të 26 nëntorit.

Një kompani nigeriane ka dhuruar plot 100 mijë euro për të dëmtuarit e tërmetit.

Bëhet fjalë për kompaninë "Sterling Oil" me qendër kryeqytetin nigerian Lagos, e cila ka bërë donacionin në një nga llogaritë e hapura prej qeverisë shqiptare.

Në specifikimin e bërë në dërgimin e parave, kompania thotë se 'ky është një kontribut vullnetar për emergjencën që po kalon Shqipëria'.

Kontributi është në emër të Nitin dhe Chetan Sandesara dhe dërgohen në emër të kryeministrit Edi Rama, në fondin e hapur për ndihmë pas tërmetit.

Vëllezërit Sandesara janë ndër biznesmenët më të fuqishëm në Nigeri, me investime në disa vende të ndryshme të botës.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco