Kosovarët i presin, familjet e para nga Shqipëria mbërrijnë Pejë

Kosovarët i presin, familjet e para nga Shqipëria mbërrijnë Pejë

08:54, 27/11/2019

Familjet e para nga Shqipëria, të prekura nga tërmeti, kanë mbërritur në Pejë.

"Një numër i madh i kosovarëve kanë shprehur gatishmërinë për të strehuar familjet nga Shqipëria të cilat kanë mbetur pa shtëpi si pasojë e tërmeteve të ditës së djeshme".

Qytetarë e grupe të shumta të organizuara janë duke mbledhur gjëra të nevojshme ushqimore dhe në veshmbathje për t`u dalë në ndihëm familjeve të prekura nga tërmeti", njofton Afrim Krasniqi në Kallzo.

Të dhënat e fundit nga Ministria e Mbrojtjes së Shqipërisë tregojnë se numri i viktimave ka arritur në 24 perona të vdekur, derisa kërkimet për të mbijetuar të tjerë nën rrënoja janë duke vazhduar.

Ministria e Mbrojtjes së fundmi ka publikuar bilancin e plotë të bërë deri tani. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes nga tërmeti kanë humbur jetën 24 persona dhe janë lënduar në total 650 persona.

Bëhet me dije se nga rrënojat e pallateve të shembura janë shpëtuar 45 persona, ku rasti i fundit i shpëtimit ishte 24 vjeçari Klajdi Qato në Durrës. Për shkak të vështirësive të natës operacionet e kërkim-shpëtimit janë ndërprerë dhe pritet të fillojnë brenda pak minutave.

“Në kampingun e Thumanës dhe pranë objekteve të dëmtuara janë ngritur 67 çadra në të cilat janë akomoduar 700 banorë. Pranë kampingut të ngritur në qytetin e Durrësit dhe fshatrat Ishëm, Manzë, Sukth dhe Katund i Ri janë ngritur 181 çadra, ku janë akomoduar rreth 1450 banorë, si dhe janë montuar 10 banja fushore”- thuhet në komunikatën e Ministrisë së Mbrojtjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco