Përplaset nga makina/ Këmbësori niset me urgjencë drejt Tiranës

Përplaset nga makina/ Këmbësori niset me urgjencë drejt Tiranës

17:00, 23/11/2019
A+ Aa A-

Aksident në Rrugën e Kombit, më saktësisht në aksin Milot-Rrëshen.

Një makinë ka përplasur një këmbësor, duke e lënë të plagosur.

Ende nuk dihet gjendja shëndetësore e të lënduarit, i cili është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Sipas asaj që mëson Syri.net, drejtuesi i mjetit, i shoqëruar tashmë nga policia, është Armand Ndreca.

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 16:45 , në autostradën Milot- Rreshen, tek "Rrethrrotullimi i Milotit", automjeti tip "Benz"  me drejtues shtetasin A.N., banues në Mirditë, ka përplasur një këmbësor. Si pasojë e përplasjes, këmbësori ende i pa identifikuar ka marrë demtime dhe është transportuar në spitalin e Traumës Tiranë.

Drejtuesi  i automjetit shtetasi A.N. është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme hetimore. 
 
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin  e shtetasit të aksidentuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco