Masakruan me grushte e shkelma 30-vjeçarin, gjykata e Beratit i lë të lirë tre agresorët

Masakruan me grushte e shkelma 30-vjeçarin, gjykata e Beratit i lë të lirë tre agresorët

10:08, 22/11/2019
A+ Aa A-

Një 30-vjeçar nga fshati Duhanas në Berat është rrahur barbarisht nga 3 të rinj, dy prej tyre adoleshentë. Ngjarja ka ndodhur 3-ditë më parë në lagjen "13 Shtatori" në Berat. Të rinjtë e kanë futur 30-vjeçarin N.Ç prapa një automjeti në anë të rrugës dhe e kanë masakruar me grushta e shkelma,duke e lënë të shtrirë në tokë,pa ndjenja. 

Edhe pse e kanë parë të shtrirë dhe pa ndjenja,të rinjtë janë kthyer disa herë dhe e kanë goditur prapë e tërhequr zvarrë. I plagosuri N.Ç,30-vjeç, ka ndenjur rreth 30 minuta pa ndjenja deri në mbërritjen e ambulancës,pasi nuk është ndihmuar nga askush. 

Ai është dërguar në Spitalin Rajonal të Beratit, por për shkak të gjendjes së tij të rëndë, i plagosuri është transportuar në gjendje kome në Spitalin e Traumës në Tiranë. 

Menjëherë pas ngjarjes, policia arrestoi 3 të rinjtë: F.G,17-vjeç, J.B,23-vjeç dhe K.M,18-vjeç,të tre banues në Berat. 

Edhe pse rrahja e tre të rinjve ishte "barabare" dhe në komunikatën e policisë u deklaruar se bëhej fjalë për veprën penale "Plagosje e rëndë me dashje, e kryer në bashkëpunim", Gjykata e Beratit i ka lënë sot të lirë 3 agresorët, duke dhënë për ta masën e sigurisë "Detyrim Paraqitje".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco