Drejtohej nga një ..../ Kapet 840 mijë euro drogë, në pranga banda shqiptare e drogës

Drejtohej nga një ..../ Kapet 840 mijë euro drogë, në pranga banda shqiptare e drogës

17:07, 19/11/2019
A+ Aa A-

Një ngarkesë e konsiderueshme kanabis sativa ka dërguar në pranga 4 shqiptarë në Greqi.

Arrestimet janë kryer në Athinë dhe drejtues i bandës së shqiptarëve që funksiononte në Corinth dhe në Atika u cilësua një 36 vjeçar shqiptar.

Hetimet për këtë bandë sipas policisë greke kishin disa muaj më parë dhe vlera në treg e drogës së kapur shkonte në 840 mijë euro.

Ndërkohë që shqiptarëve u janë sekuestruar edhe 1 640 euro, tre automjete si dhe nëntë celularë.

Policia greke nuk ka bërë të ditur emrat e shqiptarëve të arrestuar.

 Sipas medias vendase ishte drejtuesi i bandës ai që kishte për detyrë të gjente drogën, ta transportonte drejt Athinës dhe të furnizonte më pas trafikantët në Attica si dhe në Corinth.

Policia ka vënë ndërkohë në pranga dhe një 16- vjeçar grek, i cili po ashtu ishte anëtar i bandës së shqiptarëve.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco