Lajmi i fundit

LIVE/ 'Opozita në Aksion', takim me demokratët e Lezhës

'Më tha do të vë 4 dhe më puthi'/ Dënohet mësuesi që ngacmoi seksualisht nxënësen

'Më tha do të vë 4 dhe më puthi'/ Dënohet mësuesi që ngacmoi seksualisht nxënësen

12:59, 15/11/2019
A+ Aa A-

Gjykata e Gjirokastrës ka dënuar me tre vite e gjashtë muaj Neshat Tepelenën, mësuesin që u denoncua nga nxënësja e tij për ngacmim seksual. Dënimi do të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme, ndërsa ka filluar që me datë 28.04.2018.

Gjykata e kishte vlerësuar si të ligjshëm arrestimin e mësuesit të shkollës së Kalasës në Delvinë, njofton Faxweb, ardhur pas denoncimit nga familja e së miturës.

Ngacmimi i fëmijës ka ndodhur më shumë se një vit më parë në ambientet e shkollës “Ali Hajdini” në fshatin Kalasë të Delvinës, por familja e nxënëses heshti fillimisht nga frika e paragjykimeve. Pastaj, ata vendosën ta denoncojnë rastin në komisariatin e Policisë së Delvinës.

“Isha bashkë me një shoqe dhe po pastronim shkollën. Duke pastruar, më thotë mësuesi: Lerja leckën shoqes dhe hajde pak në klasë. Më tha,- Kur ta bëja me shenjë, përse nuk dilje jashtë? E pyeta – pse të dilja? Po nuk dole më, do të të vë 4,- tha ai dhe më puthi. Unë ika”, ka treguar vajza e mitur.

Banorë të fshatit thanë për mediat se rasti ishte i përsëritur. Në vitin 2003, mësuesi Tepelena kishte marrë vërejtje me shkrim për diçka të ngjashme dhe kjo vërejtje ndodhej në dosjen e tij si arsimtar.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco