‘Dy maska, shishe me benzinë dhe…’, çfarë u gjet branda mjetit të atentatorëve

‘Dy maska, shishe me benzinë dhe…’, çfarë u gjet branda mjetit të atentatorëve

10:56, 02/11/2019
A+ Aa A-

Të tjera detaje dalin në dritë nga mjeti që u gjet i braktisur mbrëmë në afërsi të Ishmit, që mendohet se u përket autorëve të atentatit ku mbeti i plagosur prokurori Arjan Ndoj. Sipas burimeve mesohte se brenda mjetit të braktisur në rrugën dytësore që lidh Shkozetin me Fushë-Krujën u gjetën dy maska me mbetje biologjike, (mendohet se kanë pështymë), të cilat do t’i nënshtrohen ekspertizës, për të parë nëse gjendjen prova që do të çojnë drejt identifikimit të autorëve.

Po ashtu, brenda mjetit që rezulton i vjedhur, po ashtu edhe targa (janë vjedhur në vende të ndryshme) u gjetën 2 kallashnikovë dhe një shishe me benzinë.

Ekspertët e çështjes, theksoi gazetraja e neës 24 Klodiana Lala, mendojnë se autorët pasi kanë kryer krimin, kanë dashur që të djegin mjetin. Por ende nuk dihet fakti se pse nuk e kanë djegur mjetin, i cili është gjetur nga banorët e zonës, teksa ishte me bllokazh ndezur. Mjeti ishte braktisur në një zonë të veçuar në errësirë.

Aktualisht makina është zhvendosur nga vendi i ngjarjes, ndërsa do të kalojë në ‘skanerin’ e ekspertëve të kriminalistikës, për të bërë të mundur gjetjen e provave që do të çonin në identifikimin dhe kapjen e autorëve. Në lidhje me ngjarjen ka pasur vetëm persona të shoqëruar dhe asnjë të arrestuar si i dyshuar për atentatin ku mbetën të plagosur 3 persona, mes tyre prokurori Arjan Ndoj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco